Sapo vendosesh ne brendesi te lagjes 5 Maji te qytetit te Elbasanit do te ndeshesh me traformimin e rrugeve te saj. Koha në atë që njihet edhe si lagjja Banesa ka ndaluar ne vitet ‘90 dhe duket se kjo zonë eshte e harruar plotesisht nga Bashkia Elbasani, pasi gjatë viteve te fundit nuk ka pasur asnje investim ne asfaltimin e rrugeve apo dhe ne mirmbajtje e tyre. Sic duket edhe nga pamjet gropat e shumta pas pallateve jane kthyer ne nje shqetesim sidomos per moshat e treta dhe prinderit te cilet friksohen per femijet e tyre nga papastertia e ambjentit. Ne kete lagje ka patur edhe raste ku të moshuar jane rrezuar dhe lënduar si shkak I pengesës nga gropat.

Banoret e lagjes shprehen per Egnatia News se Bashkia Elbasan asnjehere nuk eshte kujtuar per ta, rruga eshte lene ne nje gjendje skandaloze. Ata kerkojne nderhyrjen e menjehershme nga Bashkia Elbasan pasi ambjenti eshte mbuluar edhe nga plehrat.


Lagjja Banesa ne qytetin e Elbasanit prej vitesh eshte duke vuajtur mungesen e asfaltimit te rrugeve te cilat lidhin pallatet me njeri- tjetrin. Ky shqetesim eshte ngritur disa here nga ata, por deri me sot askush nuk i ka degjuar ankesat e tyre./Egnatia news