Bashkia e Elbasanit në prag të stinës së dimrit dhe në nisje të fushatës elektorale duket se ka filluar punën për të siguruar besimin e qytetarëve e ktyesisht atyre vulnerabël të cilët nuk kanë mundësi të mira ekonomike.
Një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve të Elbasanit gjatë stinës së ftohtë mbete sigurimi I ngrohjes dhe teksa qeveria ka vendosur të rrisë çmimin e energjisë elektrike, mundësia e ngrohjes më korent do të mbesë “luks”. Sa I takon ngrohjes me gaz edhe kjo pritet të hiqet si mundësi duke parë rritjen e çmimit te gazit muajt e fundit .
Për këtë arsye bashkia e Elbasanit ka mënduar si zgjidhje ofrimin e druve të zjarrit me çmim 3 herë më të lirë se sa ofron tregu. Llatja I shoqeruar nga Damian Gjiknuri ishin në një nga pikat e grumbullimit të druve të zjarrit në Elbasan ku thanë se po bëhen gati për një dimër të vështirë.
Duke e cilësuar si një politikë të mirëfilltë sociale ndihmën që bashkia jep për dy grupet në nevojë, z. Gjiknuri tha se ” është gjë e mirë që kjo pasuri natyrore pyjore që ka Elbasani shfrytëzohet nga vetë bashkia
Edhe pse jo të gjitha familjet në nevojë që jetojnë në bashkinë e Elbasanit kanë kushtet e duhura për tu ngrohur më dru zjarri, mbetet për tu parë se si do ti vij në ndihmë bashkia./egnatia news