Juventusi u mposht 0-1 nga Monza në sfidën e javës së 7-të të Serie A. Një sfidë që “Zonja e Vjetër” e luajti për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak, pasi Angel Di Maria doli me karton të kuq në minutën e 40-të të pjesë së parë.
Nuk ka vonuar edhe reagimi nga argjentinasi, i cili ka kërkuar falje tifozëve dhe skuadrës që i la në një moment të vështirë dhe se e pranon që humbja erdhi për fajin e tij.
“Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që pata në fushë. Duke e lënë skuadrën me një më pak në një moment kaq të vështirë të kampionatit, na bëri që ta humbnim ndeshjen. Humbja erdhi vetëm për fajin tim. Më vjen shumë keq. Jam profesionist – por edhe njeri që bëj gabime dhe di t’i pranojë”, shkroi Di Maria. /f.a/abcnews.al