Janë mbyllur hetimet për ish-efektivin Luad Zaimi i cili në maj të këtij viti vrau kolegun e tij brenda komisariatit nr.3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për 25 vjeçarin që qëlloi me 6 plumba kolegun e tij Çaush Saliasi 55 vjeç, e për krimin e kryer rrezikon 30 vite deri në burg përjetë.
Nga ekspertiza e kryer rezulton se i riu nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, ashtu siç ishin hedhur dyshimet pasi kreu vrasjen.