Nga Erion Murataj!
Hall i madh e ka zënë Elbasanin. Si mjafton damka që i vuri çorba 32-vjeçare e një politike pa nder por duhet promo e listës së bekuar të Taos për të bërë popullin të dashuroj të njëjtën gjellë.
Unë kuptoj që fushata ka filluar po s’kuptoj pse përzijnë Zotin për të bërë reklamëdije me dikë që i duhen punëtor peshku!
Dhe sikur të mos mjaftoi kjo, regjia ku nuk dakordësohen bashkarisht bashkëndahet si vlerë bashkjetese.
Përfundimi, flasin për pikpamje të ndryshme por një gjë i përbashkon.
Edhe pse akuzat publike si oligark e abuzues janë aty edhe përgënjeshtrimet janë propagandë, diçka duket se i bashkon.
Edhe pse libri i historisë për fat shkruhet gjithmonë pas vendimit të Allahut rëndesi ka që ta lexosh atë për paraardhësit.
Një gjë është e sigurt që në historinë e Elbasanit ka më shumë gjasë të rishikohet damka e pavërtet që i ka vënë katërkëndeshi i pisët 32-vjeçar i politikës si qytet i mafies e të shkruhet e vërteta.
“Elbasani qyteti ku shërbetori i Zotit dashuron oligarkun”.
Deri sa të shkruhet historia libri do ti ngelet në dorë atyre kurse popullit defteri i borxheve që i kanë lënë trashëgimi këta të “bekuarit” e orgjisë 32-vjeçare të politikës.