Këshilli i Europës ka vendosur të anulojë ftesën ndaj kryeministrit Edi Rama, për darkën zyrtare të punës ku janë të ftuar krerët e shteteve. Ky vendimi ka ardhur pas fjalimit të sotëm të Ramës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës. Fjalimi i gjatë prej më shumë se 1 orë dhe debatet e shoqëruar më pas nga Rama me eurodeputetët të ndryshëm, duket se kanë acaruar drejtuesit e KiE-së.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë publik emailin e anulimit të ftesës për Edi Ramës, ndërsa shkruan se kjo ka ardhur pas fjalës së tij.
‘Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj eurodeputetëve, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë. Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun e palaço cirku!’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta nga Vau i Dejës në adresë të kryeministrit Rama duke e etiketuar si anti-shqiptar. Ai e cilësoi si skandaloze deklaratën e tij, drejtuar Këshillit të Evropës.