Prej dy ditësh magazina në katin e poshtëm të qendrës tregtare nxjerr tym. Nga ora 17:00 e datës 24 mars deri në këto momente ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka sjellë asnjë efekt.

Zjarri vazhdon të djegë materialet që ndodhen aty, ndërsa tragjik mbetet fakti që nuk ka asnjë lajm për 33 vjeçarin i i cili dyshohet se është bllokuar brenda.

Deri në këto momente mësohet ne në vendin e ngjarjes ndodhen vetëm forcat zjarrfikëse të cilët  po punojnë për të neutralizuar situatën dhe shuarjen e disa vatrave të tjera të cilat vazhdojnë të jenë aktive.

Në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar që prej mëngjesit një autobot i ujësjellës-kanalizimeve Tiranë, për t’i furnizuar me ujë.

Vëllai i Arjaln Salës, Edmondi i ka kërkuar me lot në sy  të gjitha ministrive të vijnë në ndihmë për të bërë të mundur gjetjen e trupit të vëllait të tij.

Ai i ka dërguar letra çdo institucioni për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të Arjan Salës, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Në momentin e zjarrit Sala ka hyrë brenda për të shpëtuar kolegët e tij dhe nuk mundi të dalë më jashtë.

Zjarrfikësja nuk ka qenë e pajisur me mjetet e duhura duke bërë që kjo situatë të agravojë duke bërë që situata të vijojë të mbetet e njëjtë.

Pranë vendit të ngjarjes ndodhen familjarët duke shpresuar që Arjan Sala të dalë gjallë.

Forcat zjarrfikëse janë shprehur se e kanë të pamundur për t’u futur më shumë në brendësi sepse duhen pajisje më të sofistikuara pasi temperatura mund të shkojë deri në 150 gradë.

ora news