Atletico Madridi shënoi fitore në udhëtim te Real Betisi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi me rezultatin 1:2.
Më meritori për këtë ishte Antoine Griezmann, i cili shënoi të dy golat e fitores.
Goli i parë i shënuar nga francezi në minutën e 54-të mori vëmendje më të madhe.
31-vjeçari shënoi nga një pozitë që rrallëherë shënon dikush tjetër, nga korneri.