Pas dy muajsh në kërkim, ka rënë në prangat e policisë Fatmir Manellari, i cili vrau fqinjin e tij, Safet Hyskollari për çështje pronash.

mësohet se Manellari ka qenduar i fshehur në pyll për rreth dy muaj.

Burime pranë policisë së Pogradecit bëjnë me dije se vrasësi Fatmir Manellari kishte jetuar për gati dy muaj në pyll midis Lozhanit të Maliqit dhe Pogradecit

Burimet shtojnë se dy ditët e fundit ai është kthyer në banesë ku është pikasur nga efektivët dhe është arrestuar. Gjatë kohës që ka jetuar në pyll, ai blinte ushqimet dhe kafe në dyqanet e zonës.

Duket se edhe banorët e zonës nuk e kanë njohur përderisa nuk kanë raportuar në polici. Fakti që ka jetuar për dy muaj në pyll ngre dyshime se ai është kthyer edhe më herët në banesë për të marrë para të cilat i përdorte për tu ushqyer.

Familjarët në këtë rast nuk procedohen penalisht pasi nuk e parashikon ligji ndjekjen e tyre penale për moskallëzim krimi.

Fatmir Manellari vrau fqinjin e tij, Safet Hyskollari për një mosmarrëveshjeje që kishin për një tokë, e cila nuk i përkiste ligjërisht as autorit, e as viktimës. Viktima kishte vendosur disa tuba në një kanale kullues në tokën, e cila u kthye në mollë sherri.

63-vjeçari Fatmir Manellari, autori i vrasjes edhe pse nuk banonte pranë kësaj rruge u konfliktua me 65 vjeçarin, pasi nuk ishte dakord që ai të vendoste tuba, pasi kishte frikë se për shkak të tubave shtëpia e tij mund të përmbytej gjatë dimrit.

Safet Hyskollari kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA, ndërsa kishte kishte vetëm një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.

Që nga rikthimi në fshat viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin. Autori dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici.

Kokflikti ka ndodhur dje pasi viktima kishte vendosur disa tuba në kanalin kullues në një tokë shtetërore, që nuk i përkiste asnjërit prej tyre. Autori pasi e kanë njoftuar të afërmit, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.

Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam ai pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai.

Njoftimi i Policisë

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin:

– F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/Abcnews.al/