Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Sali Berisha për shpenzimet që kryeministri ka bërë me udhëtimet e tij me avion.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shkruan se ndjen neveri për rublaxhinjtë e opozitës, që sipas tij përhapin gënjeshtra dhe shpifin për të, ndërsa ka nxjerr statistikat duke bërë krahasim me vitet kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Rama thekson se udhëtimet e tij  kanë kushtuar më pak se gjysma e shpenzimeve qe Berisha ka bere në kohën kur ishte kryeministër

Postimi i Ramës

Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2012  226.893Lek të reja

2020 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!