Zona e Labinot Mal në Elbasan njihet për prodhimin e gështenjave, por fermerët thanë se hasin vështirësi në gjetjen e tregjeve. Po kështu problem mbetet dhe rruga e pa asfaltuar, e cila vështirëson transportin e produkteve bujqësore.

Në Labinot Mal u organizua festa e gështenjës, si një mundësi për të promovuar produktet bujqësore të zonës. Prodhimi i gështenjave është i bollshëm këtë vit, por fermerët hasin vështirësi për ta tregtuar. Pengesë për ta është dhe rruga e amortizuar.

“Prodhimi i mirë, por çmimi i ulët. Këto gështenja që shihni me 1500 lek, ndërsa ato për industrinë e çokollatës me 700 lek/kg shiten. Kemi vështirësi për ti transportuar se rruga e keq, është rritur dhe nafta”, tha ata.Favorizuar nga klima malore, gështenja është kultura kryesore në Labinot-Mal, ku shumë familje kanë bazuar ekonominë familjare tek mbledhja dhe shitja e këtij fruti.

Shqiptarja