Situata ekonomike dhe sociale në Njësinë 11 në Tiranë është shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit. Kjo ishte gjendja që gjeti kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në këtë zonë ku u ndal dhe takoi qytetarë e përfaqësues të biznesit.

Lulzim Basha: Ma merr mendja qё shumica e lekëve vijnë nga emigrantët apo jo?

Qytetari: Absolutisht po dhe me hallet tani qё ka rёnё pandemia këto shumë mё pak.

Lulzim Basha: Shumë mё pak tё ardhura?

Qytetari: Jashtëzakonisht! Me e krahasu me dy vitet para, jemi shumë dobët ёshtё jashtëzakonisht shumë dobët!

Lulzim Basha: Edhe nevojat e familjeve këtu janë mё tё larta se shpenzimet pёr ilaçet e pandemisë janë shumë mё tё larta.

Qytetari: Çmimet janë rritur puna ka rёnё, domethënë rrimë nё kёmbё me 500 zor i bie. Ai mё mat taksën mua e mё thotë, unё taksat i kam zero. Ja taksat e bashkisë qё derdhen pёr njё vit. 170 mijë lekë me tre metër katror vend. Ja me kasë me të gjitha. Me të gjitha rregullat. Vetë i pesti këtu. Kam me qira këtu, qira në shpi, me kalamaj me të gjitha dhe s’do t’ia dijë i biri i botës. Thotë aty e ke kokën do të shtyp me këmbë thotë, edhe akoma del edhe thotë unë kam bërë mrekulli. Ku janë mrekullitë e këtij personi? Unë jam shumë i irrituar me këtë njeri.

Lulzim Basha: Ti vetë si je?

Qytetari: Mirë.

Lulzim Basha: Puna keq fare?

Qytetari: Puna keq fare! Presim 25 prillin.

Lulzim Basha: Prisni ndryshimin.

Qytetari: Ose e mbyllim fare, ose e hapim.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë më 25 prilli dhe këtij ndryshimi do t’i prijë bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

“25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill.”-tha Basha.

Faxweb.al