Nuk ka asnjë dyshim që dasma e Paris Hilton do të jetë një ndër më madhështoret në botë.

Ajo po planifikon një ceremoni që do të zgjasë plot 3 ditë, ndërsa ka në plan të ndërrojë plot 10 fustane në ditën e saj speciale.

Hilton rrëfeu për Jimmy Fallon se procesi i planifikimit të dasmës së saj gjigante, megjithëse ka qenë mjaft stresues, ia ka vlejtur sepse do të jetë diçka mjaft e veçantë“Do të jetë diçka e veçantë, në ato tre ditë do të ndodhin plot gjëra interesante”, ka rrëfyer ajo.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Paris Hilton mori surprizën më të bukur për 40-vjetorin, një super propozim të veçantë për martesë. I dashuri i saj, Carter Reum, i propozoi Paris gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë”, shkroi Paris Hilton.