Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan është rregjistruar një aksident automobilistik.Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë.Në këtë aksident u përshi automjeti tip skoda që drejtohej nga 54 vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip toyota me drejtues shtetasin 35 vjeçarin Vullnet Kazia
nga Peshkopia.Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.Burime spitalore bënë me dije se jeta e tyre është jashtë rrezikut.Ndërkaq të plagosurve ju është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin përdorur pije .Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos rrespektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaktarë të ngjarjes.