Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në vendin e njohur si “Kthesa e Pojanit” në Fier.

Mësohet se një mjet tip Audi ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi, shtetasi Bardh Sulaj, 67 vjeç.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i drejtuesit të motoçikletës dhe makina kanë përfunduar në një kanal anës rrugës. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e shoferit të Audit ende nuk dihet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.