Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit.

Mësohet se 6 automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa raportohet për disa të lënduar.

Burime bëjnë me dije se një nga të plagosurit është transportuar në Sptitalin e Tramës për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.