Një aksident i rënë ka ndodhur në Lezhë ku një makinë që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60-vjeçar, i paidentifikuar ende. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet.
