Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Vau i Dejës-Bushat. Mësohet se për pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Kujtojmë se e shtuna e kësaj jave  ka nisur me një sërë aksidentesh thuajse në të gjithë vendit duke u nisur edhe nga prania e lagështisë në rrugë. Aksidente janë raportuar në Kukës, Elbasan, në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe në Fier.  /abcnews.al/