BerishaPjesmarrja është një kusht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi, por edhe të shoqërisë shqiptare në terësi, ndaj këtij regjimi që dhe mediat boterore e cilësojnë si shtet të falimentuar, njëjtë si qeveria e Vietnamit.

Madje e Vietnamit rezulton të ketë një performancë ligjore më të mirë. Sot në vend, problematikat po shtohen gjithnjë, cinizmi ekstrem dhe pashpirtësia e këtyre qeveritarëve. Jemi shndërruar në popullin e gomoneve.

Edi Rama, armik i egër i lirisë së shqiptarëve. Këta nuk e kanë për asgjë të vrasin me shqelma me bandat e tyre qytetarin. Se kanë për asgjë të mashtrojnë nga mëngjesi në darkë dhe të përdorin fjalor rruge, vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjet dhe lidhjet e tyre me krimin. Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve, data e shqiptarëve, ndaj dhe ju ftoj t’i bashkoheni protestës më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë.

Por me rëndësi janë dhe “Primaret”, nuk ka rrugë tjetër përveç votës së lirë nuk ka. Të japim shembullin tonë, duke ju dhënë ju të drejtën e vendimarrjes, ju ftoj të bashkoheni në këtë garë për ta fisnikëruar atë, në mënyrë që të zgjidhen përfaqësues të vërtetë të qytetarëve.