Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme, 29 mars  në Lushnje.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë.

Shtetasi A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.