Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2021, rreth orës 16:26., në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.