Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në deklaratën e bërë gjatë pasdites së sotme në selinë blu ka dhënë lajmin se pas fjalës së tij do të shpallej ilegjitim organi i Këshillit Kombëtar të partisë, një institucion që drejtohet nga deputeti demokrat, Edi Paloka.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin edatës 18 dhjetor. Më tej ai shtoi se do të mblidhej edhe kryesia e partisë për të bërë shqyrtimin e çështjeve të disa prej kryetarëve të degëve të PD të cilët, sipas tij ishin treguar të papërgjegjshëm

Gazment Bardhi:

Ndërkohë nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar, që pas konferencës time do shpallet ilegjitim kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 300 anëtarë.

Gjatë kontakteve që kemi pasur me anëtarët e Kuvendit, 1046 nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre duke refuzuar Kuvendin e thirrur nga Kryesia e Partisë Ndërkohe disa prej tyre raportohet të jenë në emigracion. Ndërsa në degë të caktuara vijon ende ky process. Lidhur me kryetarët e degëve të partisë, si sekretar i Përgjithshëm kam përgatitur një raport të plotë dhe kam kërkuar mbledhjen e Kryesisë për të parë sesi do veprohet ndaj këtyre personave të papërgjegjshëm të pakët në numër.

Anëtarët e Kuvendit nuk caktohen as në rrugë dhe as në shkallët e partisë, ata i kemi atur në krahë dhe do vazhdojmë t’i kemi në krahun tonë për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe kanë konfirmuar se mes interest personal të Berishës dhe interest të PD zgjedhin këtë të dytën. Mes hallit personal të Sali Berishës dhe mes halleve të shtuara gjatë qeverisjes së Edi Ramës kanë zgjedhur të jenë krah kësaj të dytës.

Berat, 287 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD në datën 18 dhjetor
Lezhë 258 anëtarë të Kuvendit Kombëtar,
Shkodër 389 anëtarë të Kuvendit Kombëtar
Gjirokastër 205 anëtarë të Kuvendit Kombëtar
Vlorë 342 anëtarë të Kuvendit Kombëtar
Fier 508 anëtarë të Kuvendit Kombëtar
Elbasan 544 anëtarë të Kuvendit Kombëtar
Tiranë, 1326 anëtarë të Kuvendit Kombëtar
Kukës, 112 anëtarë të Kuvendit Kombëtar