Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. H., 34 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Audi”, shtetasit L. B. dhe K. A., si dhe shtetasi A. S., pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.