Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetases Sh. Xh., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 30 vjeç, banues në Zvicër, se 57-vjeçarja, e cila është e punësuar si kujdestare për fëmijët, në banesën e tij, i ka vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.