Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në dalje të qytetit të Librazhdit.
Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Shyqyri Hoxha, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përmbysur makina.
Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk është lënduar, sakaq ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.