Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në dalje të qytetit të Librazhdit.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Shyqyri Hoxha,  ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përmbysur makina.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk është lënduar, sakaq ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Previous articleEMRI/ Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim
Next articleHimarë/ Dy të mitur lëndohen pasi u hodhën nga një shkëmb në det, një prej tyre transportohet drejt Tiranës