Në fokus baret dhe restorantet në pikat turistike

Gjatë sezonit të verës nën vëmendjen e shtuar të autoritetit të kontrollit ushqimor do të jenë të gjitha ato subjekte të cilët ofrojnë shërbime sidomos në zonat turistike. Drejtori i AKU Elbasan bën me dije se në këto subjekte ku ka edhe frekuentueshmëri më të madhe gjatë verës edhe kontrollet do të jenë më të shpeshta.

Duke qenë se shumë qytetarë nuk dijnë se ku të drejtohen për të denoncuar apo për të kërkuar informacion ,autoriteti kombëtar i ushqimit bën me dije se në portalin INFO.AKU mund të dërgojnë ankesat e tyre të cilat do të ndiqen nga inspektorët.

AKU fton bizneset që të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë rregullat e vendosura për të ruajtur jo vetëm shëndetin e konsumatorëve por edhe ndëshkime ndaj tyre.