Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike me 24 deputetë, ku 21 kanë qenë të pranishëm dhe 3 të tjerë përmes lidhjes online, Enkelejd Alibeaj ka bërë të ditur se do të çohen në Kuvend emrat e propozuar për Komisionin e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj: Ishin disa çështje të rëndësishme që u diskutuan, ishte çështja e vlerësimit të situatës në vazhdim dhe të mbledhjeve të ardhshme. Diskutimet ishin rreth emrave që do të propozojmë për Komisionin e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore, duket se janë dy nga çështjet, kuajt e betejës së opozitës, për të cilët kemi pasur një vonesë. Do të çojmë në Kuvend emrat për Komsionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.