Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.
Në një postim rrjetet sociale, Gonzato shkruan se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë në BE.
“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Altin Dumani.”-shkruan Gonzato.
