Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (17 shtator) në Lushnjë. Mësohet se një kamion ka përplasur një ambulancë dhe për pasojë raportohet për një person të vdekur.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzim të autostradës Fier-Lushnje, ndërsa bëhet e ditur se ambulanca po transportonte për në Tiranë një person të sëmurë.
Nga aksidenti pacienti ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)