Deputeti socialist Erion Braçe, apelon qytetarët që të bëjnë kujdes kur shkojnë në exchange për të thyer paratë, pasi në këto pika po jepen euro false. Ai madje thotë se në pikat e këmbimeve valutore po pastrohen paratë e krimit.

“Deri atehere nje thirrje kam; njerez hapni syte, ne exchange ka euro fallso, ju japin euro fallso!Per shtetin nje te vertete kam; nje pjese e exchange jane kthyer ne depozita te cash te organizatave kriminale; kriptomonedhat po perdoren per pastrimin e tyre”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Shënimi i plotë i deputetit:

Njerez hapni syte: Nje det me euro fallso po mbyt! Nje sistem kriminal me  euro fallso po mbyt! Krimi ne sistem edhe me  kriptomonedha! Javen e shkuar, ne komisionin e ekonomise ne Kuvend, ishte dita e raportimit te AMF; me pas edhe dita e Bankes se Shqiperise.

Fola qarte-njeri aty thote qe une bertas dhe ai eshte ne hall te madh se i thone pse me le mua te flas, per aktivitetin e paligjshem te kriptomonedhave dhe aktivitetin kriminal te pastrimit te parave te krimit te organizuar dhe korrupsionit, permes kriptomonedhave.

Dy dite me pare, Fiks Fare ne #topchannel, pubkikoi investigimin e tij qe provon qarte jo vetem kaq sa thashe, por edhe nje xhiro maramendese te futjes ne sistem te eurove fallso; nje det i madh me euro fallso!

Kur ketu nuk degjon me kush, kur ketu institucionet BEJNE PAS me fjaline “ne kontrollojme vetem aktivitetin e licensuar; licensa nuk kemi dhene”, re flasesh e flasesh, denoncosh, kallezosh mbetet nje beteje e veshtire.

Une do vijoj ta bej pavaresisht kush shqetesohet nga ajo qe them; thjesht eshte e verteta!

Deri atehere nje thirrje kam; njerez hapni syte, ne exchange ka euro fallso, ju japin euro fallso!

Per shtetin nje te vertete kam; nje pjese e exchange jane kthyer ne depozita te cash te organizatave kriminale; kriptomonedhat po perdoren per pastrimin e tyre!