Në mbledhjen e kryesisë së PD ditën e sotme, pati akuza nga Basha se Suel Çela ka marrë peng kryetarët e grup-seksioneve për të firmosur dhe gjithashtu edhe Aqif Rakipi është përfshirë në procesin e mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Sipas Bashës, këta persona po investohen në PD sepse duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.

Berisha u shpreh se ka një anë e cila është bërë e qartë si drita që Lul Basha nuk di gjë tjetër vetëm të gënjejë.Berisha: Gënjeshtra e radhës e tij. Duhet të jeni të vetëdijshëm se ai që gënjen të tijët, nuk lë njeri pa gënjyer. Nuk ka gjetur një demokrat që të thotë nuk më ka gënjyer Lul Basha. Ta injorojmë serialin e gënjeshtrave. Mund të jap e një përgjigje tjetër, por po e lë. Po jap këtë.

pyetur se pse ka munguar në parlament, zoti Berisha tha se do shkojë, por arsyeja e mungesës është përqendrimi në “mrekullinë shqiptare” sipas tij që e ka mahnitur dhe tërhequr në të gjithë qenien e tij.

Berisha: Kjo nuk do thotë që nuk do shkoj shpejt në Parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj narko-shtetit. Foltorja krahasuar me polemikat e pengmarrësit dhe pengu të tij është disa herë  më eprore dhe më tërheqëse, jo vetëm për mua, por edhe për qytetarët.”