Armina Mevlani ka treguar se është infektuar me Covid-19. Nëpërmjet videove dhe imazheve në Instagram ajo ka zbuluar se si po e kalon këtë periudhë.

“Unë nuk e kisha kaluar ndonjëherë Covid-in në gjithë këtë pandemi, pavarësisht se jam takuar me njerëz pozitivë, me familjarë, kam udhëtuar shumë, por çuditërisht e mora tani. Simptomat e mia kanë qenë, ditën e parë kisha shumë temperaturë 39, gjatë natës 38 e gjatë ditës 37. Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Kjo është situata dita e 6, po pi shumë vitamina, aspirinë.”,- tha ajo.

Në një ‘Ask me a question’ në Instagram që Armina ka bërë me fansat e saj, një prej tyre e ka ‘akuzuar’ bukuroshen se ka të bëra mollëzat dhe dhëmbët dhe thotë që është natyrale. Armina i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto që përmendi janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje.

Blogerja ka pranuar se vuan nga ankthi, por që mundohet ta kalojë me mënyra të ndryshme, si për shembull me yoga.

“Besoj se të gjithë në një moment të caktuar vuajmë nga problemet e ankthit. Është normale të ndihesh e pasigurt sepse asgjë nuk është e sigurt në jetë. Unë vuaj nga stomaku kur kam kriza paniku dhe ankthi, por ndodh në periudha të caktuara jo shpesh. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe të bëj shumë yoga”, ka thënë Armina.