‘Ballist’ Morina, një ditë pas arrestimit nga Policia e Kukësit është dërguar në paraburgimin e Durrësit. Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.