Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës, pasi janë kapur në një “shtëpi bari”.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 34-vjeçare, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptarët apartamentin ku jetonin edhe vetë e kishin kthyer në “shtëpi bari”. Ata për të kamufluar erën e rëndë të kanabisit gjatë lulëzimit, përdornin një freskues tekstili, për nxjerrjen e ajrit dhe në këtë mënyrë kamuflonin erën.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 25,000 gram boçe kanabis të thatë, si dhe sende të ndryshme të përdorura për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, duke përfshirë katër kondicionerë, 101 çakëll elektrik, pesë nxehës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje.