I ftuar në emisionin “Opinion” themeluesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh edhe për deklaratën që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë duke paralajmëruar gjyqtarin që do të japë nesër vendimin për ndryshimet statuore të marra në kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadium nga Sali Berisha e Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike. Sipas Astrit Patozit PD nuk është çështje juridike por është politike.
Patozi : “Shifrat e 6 Marsit janë të qarta dhe shifrat treguan që Saliu është shumicë e pakicës. Nuk e paragjykoj vendimin e gjykatës sepse nuk ka vlerë, kjo duhet zgjidhur bashkë. Ata duhet të marrin nje vendim. Vendimi politik i 6 marsit është provë që i bën palët të marrin një vendim. Reagimi i Bardhit është i pavend.
Më shqetëson gjuha që palët i drejtohen njera- tjetrës. Ajo për gjuhë lufte. Sali Berisha ka dhënë shembull ndryshimi sa i takon gjuhës tashmë nuk thotë më Lul brava. Këta e kanë tensionin më të madh.
Unë mendoj se e kanë të detyrueshme të kontaktojnë me njeri tjetrin për hir të demokrateve duhet marrë një vendim”./Egnatia News