Roja Bregdetare ka shpëtuar mbrëmjen e së hënës 12 persona që udhëtonin me një skaf, i cili pësoi avari në mes të detit.

Skafi “Almena” kërkoi ndihmë për problemin që kishte hasur dhe brenda pak minutash në drejtim të tij u nis anija e Rojës Bregdetare P-04 ”Semani”.

Mjeti lundrues arriti të shpëtohet rreth 100 yard pranë “Kepit të Rodonit” dhe më pas të rimorkohet nga anija e Rojes Bregdetare.

Skafi me flamur shqiptar me 12 persona (8 fëmijë dhe 4 të rritur) në bord u shoqërua për në Portin e Durrësit, ndërkohë që të gjithë persona janë në gjendje të mirë shëndetësore.