Aktori i njohur shqiptar, Ernest Zymberi  së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm të ëmbël e kanë bërë të ditur burime pranë “Prive”.

Mësohet se bashkëshortja e tij Lena është në javët e fundit të shtatzënisë dhe dyshja do të bekohen shumë shpejt me një djalë.

Kujtojmë se Ernesti dhe Lena kanë një vajzë të quajtur Mara, e cila ka ardhur në jetë në tetor të vitit 2018.

Asokohe ka qënë vetë aktori që njoftoi ardhjen në jetë të vogëlushes përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Zymberi ka treguar se kanë vendosur ta pagëzojnë vogëlushen me emrin Mara. Edhe përse kishte disa orë që kishte ardhur në jetë, e porsalindura mori dhuratën e parë, një unazë e vogël floriri, të cilin prindërit e saj ia kanë vendosur menjëherë në gisht.

“Lena edhe une sapo u bëmë prind.Ka kohë që e imagjinojmë këtë ndjenjë. Ka kohë që ëndërrojmë këtë moment. Falë Zotit po e përjetojmë këtë dhuratë. Mara Zymberi lindi sot, bashkë me të rilindëm edhe ne me një dashni të re në mesin tonë. Bota është e vogël e fjalët janë të pakta për ta përshkru këtë ndjenjë… “ – shkruante aktori krahas fotos së ëmbël.