Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurte.

Anketa e sigurisë që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal evidentoi se Shqiptarët ndjehen më të sigurt për të jetuar në Ballkan në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Rreth 68% e të anketuarve në Shqipëri besojnë më shumë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar (68%), ndërsa të anketuarit në Kosovë kanë besimin më të ulët pasi vetëm 45% e tyre besojnë se Ballkani është një vend i sigurte.

Një shenjë shqetësuese është trendi negativ për sa i përket ndjenjës së sigurisë së rajonit në tërësi. Domethënë, vit pas viti ndjenja e sigurisë është në rënie dhe ndjenja e pasigurisë po rritet në Ballkanin Perëndimor. Besimi te siguria ka rënë më së shumti në Mal të Zi, nga 84% në 2021 në 56% në 2023.

Perspektiva e një përhapjeje nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rritja e tensioneve në rajon, veçanërisht në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, mund të shpjegojnë rënien e besimit të siguria në të anketuarit në Rajon.

Ekziston një optimizëm i lehtë në lidhje me sigurinë në të ardhmen në Rajon, pasi shumica e të anketuarve brenda ekonomive pajtuan me pyetjen se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar.”

51% pajtohen (plotësisht dhe priren të bien dakord) se rajoni do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar vitin e ardhshëm. Megjithatë, një pjesë thelbësore e tyre, rreth 43% nuk pajtohen me këtë pyetje. Teksa popullsia ne Ballkan nisi të ndihej më e qetë pas tre vjet frike intensive nga pandemia, lufta e vazhdueshme në Ukrainë mund të jetë shkak për shqetësim në rritje.

Përveç vlerësimit të sigurisë në shtetet e tyre, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të ndajnë të

mendime mbi situatën e sigurisë për fqinjët në Rajon. Të anketuarit në Shqipëri dhe ata në Kosovë mendojnë se siguria është më e dobët në Serbi. Teksa ekziston një pikëpamje e unifikuar se Kosova është vendi më pak i sigurt për të jetuar. Ndërsa këto perceptime janë më të diversifikuara për Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga ana tjetër, të anketuarit në Serbi dhe ata në Mal të Zi e konsiderojnë Shqipërinë më pak të sigurt se të anketuarit nga ekonomitë e tjera. Në përgjithësi, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si vendet më të sigurta në rajon. MONITOR