Barcelona nuk ka arritur dot të fitojë ndaj Eintracht Frankfurt, duke barazuar 1-1, pavarësisht se ekipi gjerman luajti me 10 lojtarë 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Në përballjen e parë çerekfinale të Europa League, ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez e pa veten në disavantazh në fillim të pjesës së dytë, pas golit të Knauff (48’).

Reagimi “blaugrana” erdhi në minutën e 66, me Ferran Torres.

Në ndeshjet e tjera të Europa League, Leipzig barazoi 1-1 ndaj Atalantës, Braga fitoi 1-0 ndaj Rangers, ndërsa në barazim 1-1 përfundoi edhe përballja West Ham-Lyon.

Ndërkohë, në Conference League, Roma pësoi një tjetër humbje turpëruese ndaj modestëve norvegjezë të Bodo Glimt. Pasi u mposht 6-1 në grupe, ekipi i Jose Mourinho u mund sërish në Norvegji, kësaj radhe 2-1, me norvegjezët që përmbysën disavantazhin e pjesës së parë.