Makina e Lulzim Bashës është futur në godinën e SPAK, ku kreu i PD-së po merret në pyetje nga prokurorët belgë për çështjen e parave të ngarkuara në “Toyota Yaris”. 

Burimet të “Fax News” bëjnë e dije se përveç Lulzim Bashës janë edhe 22 persona të tjerë do të merren në pyetje në cilësinë e “dëshmitarit të drejtësisë”. 

Deri më tani janë marrë në pyetje plot 12 persona. Ndërsa së bashku me prokurorët belgë, i pranishëm është edhe një përkthyes francez i cili mban shënime për përgjigjet që jep Basha.

Sa i përket presionit, ajo çfarë dihet deri më tani, është se kjo çështje konsiderohet e mbyllur nga gjykata shqiptare. Por mund të rihapet vetëm nëse prokurorët belgë kanë informacione shumë të forta.