Basha: Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge të cilët kanë konfimruar edhe njëherë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrën. Cështja në Belgjikë nuk është mbyllur siç ka ndodhur këtu. Hëtimi po vazhdon në Belgjikë dhe drejtësia është e vendosur të shkojë deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë dhe sa herë të jetë e neviojshme do të bashkëpunoj.

Një gjë dua t’ju siguroj shqiptarëve kudo që ndodhen, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicvion të drejtësisë belge por do vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit duan apo nuk duan non-gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj edhe për lirinë tuaj. Nëse nuk ju pëlqen merreni kamerën dhe largohuni. Situata është kjo se në Shqipëri u është thënë shqiptarëve se çështja është mbyllur dhe se janë ndarë paratë.
Punonjësit e SPAK dhe BKH-së kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara, është arsyeja pse janë krijuar dhe pse financohen nga taksapaguesit shqiptarë.