2 javë më parë demokratët iu rikthyen të hënën një propozimi të vitit 2018 për vettingun e politikanëve, duke dorëzuar në Kuvend tre propozime për amendimin e Kushtetutës.

Kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa ka shpërndarë një raport të DASH në lidhje me korrupsionin, ka nënvizuar vettingu në politikë duhet bërë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të pastruar politikën nga ata që sipas tij kanë abuzuar me detyrën për t’u pasuruar.

Përmes një postimi në Twitter, lideri demokrat tha se politika duhet të pastrohet nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve.

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shkruan Basha.