Llatja: Do të vijojmë aksionet

Planit  Kombëtar të Pastrimit të iniciuar nga Kryeministri Edi Rama I janë përgjigjur edhe bashkitë e qarkut të Elbasanit. Gjatë ditës së djeshme aksion për pastrimin e zonave problematike ka bërë edhe bashkia e Elbasanit. I pranishëm për të pastruar qytetin së bashku me punonjësit e shërbimeve publike ishte edhe kryebashkiaku Gledian Llatja I cili asistoi në disa nga pikat më problematike në hyrje të qytetit duke “përveshur” mëngët dhe duke hequr mbetjet. Llatja tha se do të vijoj pa ndalim me aksionet në çdo cep të Elbasanit për largimin e mbetjeve dhe inerteve të hedhura pa kriter. Kujtojmë që Elbasani verën që lam pasi hasi në vështirësi sa I takon menaxhimit të mbetjeve por prej disa javësh tashme duket se ky problem I ka mbetur të shkuarës dhe qyteti është në gjendje të normalizuar. Shpesh herë janë qytetarët ata të cilët tregohen të papërgjegjshëm dhe hedhin mbetjet në vende jo të caktuara duke ndotur ambientin dhe duke shkaktuar imazh negative për qytetin.