Home ELBASANI SOT VIDEO/PEZULLOHET PËR 6 MUAJ GJYQTARJA E ELBASANIT

VIDEO/PEZULLOHET PËR 6 MUAJ GJYQTARJA E ELBASANIT

29

ILD vendosi pezullullimin e saj pas videove në Tik Tok

Instituti I Lartë I Drejtësisë  ka pranuar kërkesën e gjyqtares  së Elbasanit Enkeleda Kapedani për arritjen e një marrëveshjeje, ku pranonte shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë. Gjyqtarja e cila pak muaj më parë publikoi disa video në median sociale TikTok teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit me në sfond këngë të fortësh, thotë se se periudha e pezullimit i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës duke e bërë më të kujdesshme.

ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrates të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj”. mësohet se magjistratja pothuajse nuk ka folur fare sot gjatë senacës, por në fund kur u pranua vendimi në KLGJ, tha: “Ju faleminderit! Faleminderit ILD dhe ndjesë për shqetësimet që kam krijuar”.

Përmes një njoftimi ILD thotë se vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara: “Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private”, thotë mes të tjerash ILD.Kujtojmë se Enkeleda Kapedani, pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit videove që ajo hidhte në Tik Tok ndërsa sfilonte në zyrën e saj. Më herët ajo në seancë dëgjimore, Kapedani kërkoi ndjesë por theksoi se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore. Sipas saj videot ishin shpërndarë më qëllimin e vetëm për të goditur figurën e saj. Por gjyqtarja Kapedani nuk ka përmendur se cilët janë këta persona, për të cilët thotë se duan ta dëmtojnë. Gjyqtarja dha dorëheqjen nga detyra pas publikimit të këtyre videove, ndërsa KLGJ vendosi pezullimin e saj deri në përfundim të hetimeve. Tashmë gjyqtarja është e pezulluar për një periudhë 6 mujore duke marrë pagën minimale.