Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushatën për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë për t’u bërë kryeministër, por vetë atij i ka skaduar karta e ID, mjet ky që duhet domosdoshmërisht për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Kanë qenë kundërshtarët politik të kreu të PD-së ata që kanë nxjerrë të dhënat nga sistemi i Gjendjes Civile ku rezulton që karta e ID-së së kreut të PD-së nuk është më e vlefshme që nga viti 2019.

Përpos bashkëshortes së tij Aurela, që është shtetase holandeze dhe nuk voton në Shqipëri që nga viti 2004, edhe Lulzim Basha nuk do të mund të votojë në zgjedhje për PD-në pasi mjeti i tij i identifikimit është i skaduar.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj në një intervistë televizive i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të rinovojë mjetin e tij të identifikimit.

“Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të parëve përfaqësuesve politikë, liderëve politikë. Në dijeninë time ka ende lider politikë pa dashur të përmend emra që ende nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor dhe kanë një dokument biometrik më shumë se dy vjet të skaduar. Nëqoftëse drejtuesi politik nuk përmbush vetë i pari këto detyrime, çfarë do përcjelli tek pjesa tjetër”, deklaroi Doracaj.

Përveç kësaj, kundërshtarët e Bashës kanë verifikuar se i ka skaduar edhe patenta. Ata kanë nxjerrë të dhëna nga sistemi i Drejtorisë së Transporteve dhe kanë që kreu i PD lëviz me leje drejtimi të skaduar, madje në disa foto të shpërndarë në rrjetet sociale edhe pa rripin e sigurimit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në media doli dhe skandali i patentës së kreut demokrat.  Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha, postoi foton teksa Basha ishte në drejtim të automjetit për të shijuar një fundjavë jashtë Tiranës, por mediat publikuan me dokumente se kreut të PD-së i kishte skaduar patenta që më datë 22.12.2016, dhe prej asaj date ai nuk e ka rinovuar. Pra, Basha jo vetëm udhëton me makinë pa patentë, por as kartë identiteti nuk ka

Top Channel