Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzën e shitblerjes së votës, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Durrësit, që të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Kërkesa në Gjykatën e Durresit ka mbërritur pak ditë më parë dhe do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim. Ceshtja i është ngarkuar gjyqtarit Rexhep Bekteshi. Edhe pse u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Beleri fitoi garën për bashkinë e Himarës përballë Jorgo Goros të PS.
Beleri vijon betejën e tij me drejtësinë, edhe pse kërkesat e tij janë rrëzuar disa herë nga gjykata. Çështja “Beleri”, ka sjell edhe reagime të shumta nga qeveria greke, me këtë të fundit që kërcënoi Shqipërinë në procesin e integrimit.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se mbetet një cështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë.