Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se i ishin ofruar pasuri marramendëse nga Gazprom-i rus për projektin e TAP, por se ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij.

Ambasada ruse shprehet me habi për deklaratën dhe pyet se sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?

“❗️ U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”

Ambasada Ruse