Pjesë nga intervista:

Sali Berisha: I them Edi Ramës dhe e garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ato që kanë qenë më përpara. Sepse ai ka treguar në mënyrë përfundimtare ligësinë e tij të pafundme shpirtërore për të eleminuar kundërshtarët përmes shpifjes së tij.

Edi Rama vjen në parlament si një mënxyrë kombëtare dhe si një autor i fatkeqësive kombëtare njëra pas tjetrës.

Edi Rama vjen në parlament si anti shqiptar. Edi Rama vjen në parlament si njeriu i cili në 8 vite ka grabitur me klanin e tij miliarda e miliarda dhe ka përfunduar gjithsej 37 kilometra rrugë të lëna nga unë në mes. Edi Rama është një vasal i Aleksandër Vuçiçit. Ai merr një luftë nxitës, një njeri që ka qenë ndjekësi i Millosheviçit, një njeri që nuk pranon gjenocidin në Bosnje. Ka qenë frymëzues i gjenocidit. Edi Rama ka qenë njeriu që prej vitesh i ka bërë atij makeup-in. E patë çfarë ndodhi në Mal të Zi. Të presi ai ia tregoj unë si do ja bëj unë. Ai është një çiban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë.

Pyetje: Nëse Lulzim Basha merr vendim për të përjashtuar nga grupi i PD-së çfarë do të bëjë Sali Berisha?

Berisha: Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre. Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishmem në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post përshkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur uinteresat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë.

Fax