Në Peqin kryedemokrati ka bërë prezantimin e primareve. Berisha u shpreh entuziast për bashkimin e shqiptarëve dhe kanditaturën e primareve. Primaret në Shqipëri sjellin shpresën për ndryshim, atë që është më e mira për qytetarët. Gjithashtu kryedemokrati bën një krahasim mes kanditatëve të zgjedhur nga Rama dhe atë të qe ai ka paraqitur vetë ndër dekada, Mustafa Pashjën. Berisha tha se qytetari i parë i zgjedhur nga ju duhet të bëjë gjitçka që të provojë se e meritoi votën tuaj.

Berisha: Faleminderit për këtë takim kaq entuziast që përbën mesazhin më të shkëlqyer që ju i dërgoni shqiptarëve, kudo që janë. Ky entuziasëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve, në një betëjë historike, të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri, energjia e fitores së kanidatëve të Primareve në mbarë Shqipërinë, është energjia e shpresës që sjell ndryshimin, një entuziasëm që çel për shqiptarët shpresën për ndryshimin. Kam ardhur në dekada shpesh te ju, kam paraqitur kandidatë për bashki, për deputet, Mustafa Pashën e kam mik të vjetër, ata kandidatë nuk janë më të kryesisë, janë të qytetarëve. Ata vendosën të votohen nga ju, kandidatët e Primareve janë nuset dhe dhëndurët e lirisë. Vendosëm një standard që nuk ka qenë më parë, po për lirinë ky është standardi më i mirë. Demokratët kudo kërkonin t’i zgjidhnin vetë kandidatët. Unë premtova një gjë të tillë, me besimin më të madh se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Në mbarë Shqipërinë ne kemi kandiadatë më të mirë se kurrë më parë. Krahasojini pak këta kandiatë, me ata të palës tjetër, duket sikur vijnë nga bodrumet e natës. Janë zgjedhur që të gjithë nga padrinoja i mafies më të rrezikshme në Evropë Edi Rama. Diku kërciti dajaku në mbledhje, dikujt iu vendosën hekurat në duar, dikush u thirr në SPAK, ndërsa ne e lamë të vullneti dhe besimi juaj. Ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Ne besojmë te dinjiteti njerëzor. Qyetetari i parë i zgjedhur nga ju duhet të bëjë gjitçka që të provojë se e meritoi votën tuaj. Zgjedhjet janë për qeveritarët vendor dhe unë kam kënaqësinë e madhe, që paraqes një peqinase të ndershëm si Mustafa Pashja.